Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i UFC-së ‘zihet ngushtë’ pas shfaqjes së pamjeve ku ai e gruaja godasin njëri-tjetrin me shuplakë (Video)


Presidenti i UFC-së, Dana White tha se është ‘zënë ngushtë’ pasi TMZ publikoi një video që duket se e tregon atë duke goditur gruan e tij gjatë një mosmarrëveshjeje natën e Vitit të Ri, ndërsa ishte në një klub nate në Meksikë.

Pamjet e postuara në internet nga media në fjalë tregojnë White dhe gruan e tij Anne në dukje në një debat të ashpër, gjatë të cilit ajo e godet me shuplakë ndërsa ai hakmerret dhe e godet përpara se personat e pramishëm të përpiqen të ulin gjakrat.

Në një video të veçantë të publikuar nga TMZ, White foli për atë që kishte ndodhur e kërkoi ndjesë për sjelljen.

“Gruaja ime dhe unë ishim jashtë natën e së shtunës në natën e Vitit të Ri, dhe për fat të keq kjo është ajo që ndodhi”, tha White, duke rrëfyer incidentin.

 

“Unë jam një nga personat, ju më keni dëgjuar të them për vite me radhë, nuk ka kurrë një justifikim që një burrë të vërë duart mbi një grua dhe tani këtu jam në TMZ duke folur për këtë. Unë dhe gruaja ime jemi të martuar prej gati 30 vjetësh, ne jemi njohur që kur ishim 12 vjeç. Padyshim që kemi kaluar disa probleme së bashku, kemi tre fëmijë dhe kjo është një nga ato gjendje të tmerrshme, jam në siklet, por është gjithashtu një nga ato gjendje ku jemi më shumë të shqetësuar për fëmijët tanë. Ju kurrë nuk duhet të vini dorë mbi një grua. Unë dhe gruaja ime e duam njëri-tjetrin, ne kemi qenë bashkë për një kohë shumë të gjatë. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim shumë të vegjël dhe kjo është vetëm një nga ato ndodhi fatkeqe.” – tha White, sipas TMZ.

TMZ shton se dëshmitarët e incidentit i përshkruan White e gruan e tij Anne si ‘të bëërë tapë’ para se të ndodhte incidenti.

“Padyshim që kishim pirë shumë alkoolë, por nuk është justifikim.” – pohoi White.

UFC, si dhe kompania e saj mëmë Endeavour, ende nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi shfaqjen e videos ose mbi deklaratat e mëvonshme të White.

Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, autoritetet nuk janë përfshirë dhe nuk është ngritur asnjë akuzë, ndërsa White thotë se ai dhe gruaja e tij janë pajtuar.