Policia në Somali thotë se dy kamikazë përdorën bombat e vendosura në makina për të vrarë të paktën 10 persona herët të mërkurën kur ata shënjestruan një objekt ushtarak në një rajon në zemër të ofensivës së qeverisë kundër ekstremistëve al-Shabab.
Sulmi ndodhi në rrethin Mahaas të rajonit Hiran pas faljes të sabahut.
Zyrtari i policisë Mahad Abdulle tha për AP se automjetet shpërthyen në një lagje plot me civilë dhe se të paktën 10 njerëz u vranë.
Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin.
Mahaas është në qendër të ofensivës së vazhdueshme të qeverisë kundër al-Shabab, grupi i lidhur me Al-Qaeda-n që ka kontrolluar pjesë të Somalisë qendrore dhe jugore për vite me radhë. Qeveria është zotuar ta mposhtë atë këtë vit.
Ushtria somaleze, së bashku me milicitë lokale, kohët e fundit hapën një rrugë kyçe të furnizimit për në Mahaas pasi kishte qenë prej kohësh nën rrethim.