Vendosni fjalën kyçe....

Biseda e papublikuar e vitit 91’ mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit: Luftë për pushtet është


Sali Berisha, Edi Rama, Ardian Klosi

Në emisionin “Opinion” është publikuar një regjistrimi të veçantë, që i përket dhjetorit të vitit 1990. Në këtë regjistrim dëgjohet një dialog mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Azem Hajdarit.

Të tre së bashku më piktorin Sali Shijaku janë gjendur në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha.

Regjistrimi është bërë me një magnetofon me të cilin ka regjistruar dialogun që është zhvilluar në studion e tij.

Biseda:

Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë… po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse keta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Berisha: Ou .bravo…Shumë të drejte ke.

Azem Hajdari. Në rast se gazeta nesër në ora 8 nuk del, e gjithë Tirana e di, do dalim rrimë aty…

Edi Rama: Pse merr elementin më asocial …pse thua se prek njeri Enver Hoxhën, pse ka frike ë, unë se bej se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasë, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpetoj ty. (: i referohen Ramiz Alisë)

Berisha: Jo se s’ka ai ( serish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla , se se dimë ne se ça ka ai mbi shpatulla, për mua gafa më e madhe në histori ka qenë kjo, ky që në fillim t’i thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha, ka dy momentet,  një moment histori iu them 1, 2 sa ka për historinë  ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë, trashëgimia e tij njihet apo jo, ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë, por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se si njohin, edhe femija i njeh ato, por kjo po bëhet për tolerancë

Edi Rama: Kjo po behet për diplomaci, ti ma merr për frikë.

Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështje kombëtare.

Edi Rama: Bile përkundrazi, e para gjë që ai duhet t’iu për nder është kjo. Këtë duhet t’iu dijë për nder, për këtë duhet t’ua japi e t’iu thotë faleminderit. Jo fare fare atje, e në fund farë të vijë edhe atje, e ti shkojnë keshtu…

Sali Berisha: Tani, nësë pengojnë gazetën….Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, ftoj popullin në rruge e në miting.

Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i Tiranës deri në fillim.

Sali Berisha : Në rast se na pengojnë…

Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?

Berisha dhe Hajdari: Neser duhet të dalë.

Berisha : Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bëjmë. Kanë fut informator. Thonë qe kanë bërë 20 mijë informatorë kanë shperndarë pas ngjarjeve të ambasadave.

Edi Rama : O profesor shiko tani (i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë pacipërinë, ata janë të pacipë.

Sali Berisha: Shumë e vertetë.

Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë te pacipë.

Sali Berisha : Absolutisht.

Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund s’ka turp.

Azem Hajdari : Unë…

Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zberthejmë, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kshu?

Sali Berisha: Jo shiko këtu, po na nxorrën pengesa, do të jemi ultimativ.

Azem Hajdari : Unë…do dal te sheshi, te Skendërbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ca të dun, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqipërinë ta marri kush të dojë ai që jep… Por ama një gjë ta dini, ata s’na ndalojnë dot, e po luftojmë për të vendos kulturë demokratike në Shqipëri, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo siç thotë Enver Hoxha për 40-vjetorin e Konferencës së Pezës ….”para nesh shtrohet çështja e pushtetit, do e marrim ne apo ata, e morëm ne, na lumtë. Nesë jo, ne s’kena punë pushteti.

Edi Rama: Jo me jo, luftë për pushtet është.

Azem Hajdari: Bie fjala, jo prit, pushtet në interes të shqiptarisë…

Edi Rama: Luftë për pushtet është. Çfarë është ajo? Pushteti, s’diskutohet ajo punë! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja përmendni emrin më.

Sali Berisha : Kush ia përmend emrin atij, në asnjë miting, jo, vetëm në mitingun themelues, në asnjë miting tjetër si është përmend më emri.

Azem Hajdari : Me dëgju në mitingun e Shkodrës…

Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, Thotë që janë disa njerëz që kanë programe…

Azem Hajdari: në Shkodër i thashe unë…

Edi Rama: Ska kuptim.

Berisha: Në asnjë menyrë s’ka kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte populli, është ba ça është ba (bërë). Këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperiencë që jam, shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të kontribuoj, për të dhënë një mundësi…

Edi Rama: Kush mor…kush me e bo.

Azem Hajdari: Ai ftoi gjithë komunistat shqiptarë në konferencë, dhe ia thashë në Shkodër e ka ba për udhëheqjen.

Sali Berisha: Të gjithë të thotë, jemi fajtorë.

Edi Rama: Një gjë tjetër, ti thu kanë bo gabim, ai s’thotë asnjëherë që ka bo një gabim, unë s’di të ketë përmend ndonjë gabim ai.

Azem Hajdari : Por prapë e ruajti në Kushtetutë…Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesëm nuk e lufton dot, me brigadiera, ne luftojmë funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu…do t’i ruajë këto gjana, nëse e lufton shumë burokratizmin shoqëria shkatërrohet.

Edi Rama; Unë imagjinoj vetëm një gjë, si bëhen ata kur shohin ato mitingje në televizor, vetëm këtë imagjinoj. Si bëhen ata kur shohin ato turma që ngrenë duart, këtë më thuaj.

Sali Berisha: Shiko ça bëjnë ata. Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk muaj, e në Kavajë m’u desh me dal në miting, Nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me të vërtetë më merreshimn këmbët, të them të drejtën, ça banë kta. Këto kanë hap llafin  në  të gjitha degët e brendshme se kam qenë i dehur në Kavajë dhe i janë marrë këmbët.

————————————————————————————-

Azem Hajdari: E di, e vërtetë mezi dalim nga mitingu. A di si dalim nga mitingu. Të them unë si dalim d uhet me zbrit poshtë e me lujt lojën e mitingut, të merr turma, të hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë metër në shpinë, mua dje në Shkoder me morën e më përcollën, në Elbasan të njëjtën gjë..

Edi Rama : Këta e duan vetëm me forcë duan këta asgjë tjeter.

Sali Shijaku : …duhet të futen në parlament 25 -30% ne parlament

Azem Hajdari: Me 10 shkurt thua ti? Nuk shkojmë fare.

Sali Shijaku : Edhe 4 vjet e dominon ai, me këtë përbërje, me këtë fshatarësi se gjithë propogandën e ka në dorë Partia Punës, pra 25 deri 30 % po mundet me fut.

Sali Berisha : Shikoni tani ky 10 ditësh është deciziv, t’i futemi përveç fshatit këto 10 dite sa të mundemi me ba.

Edi Rama: Po këtej s’do shkoni, Tepelena, Gjirokastra.

Sali Berisha: Tepelenën e kemi mirë…

Edi Rama : Po Gjirokastrën?

Azem Hajdari: O Sali po do shkojmë na kërkon dhe baza…

Sali Berisha : Tepelenë dhe Sarandë një herë, pastaj Gjirokastër…Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuem në Korçë e nuk shkuem në Pogradec. Shiko si është puna, ata kërkojnë këtë atyre, se provinca është provincë gjithmonë. Ato e dinë që u legalizue, por s’e besojnë qe e legalizuam…

Sali Shijaku:…ata kanë jetu në bajga të lopës e thonë “rroftë Ramiz Alia’, nuk dinë gjë ata fare.

Sali Berisha: Shkodrën e terrorrizuan ata.

Edi Rama : Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët s’pyesin.

Sali Shijaku: …të organizohet…merr çuna te rinj, të paguajnë të gjithë anëtarët, të mblidhni fonde, a i keni kërku, i registroni, a i jepni ato letrat?

Sali Berisha: Të gjitha llogaritë e kush don me ndihmu, aty…

Sali Shijaku: Këto të hidhen në fonde për agjitacion dhe propagandë.

Edi Rama : O profesor (i drejtohet Berishës) po Partinë e Punës s’do e sulmoni direkt me emër, burokratët, burokratët, po Partinë e Punës direkt me emër.

Azem Hajdari: Në miting…

Edi Rama : Në miting eee..Direkt me emër Partia e Punës, edhe partia në pushtet s’ka rëndësi.

Azem Hajdari : Me emër, me emër direkt.

Sali Berisha : Edhe dje… me emër, bile thashë “siç ishte parimi i Enver Hoxhës  me hangër bar”, e thashë direkt me emër.

Edi Rama : Ueee

Azem Hajdari: Po edhe dje thashë ai ka pas kult individi dhe kanë tërë jetën vetëm…

Sali Berisha : Dhe na pengojnë, çfarë të bësh vetëm me një makinë, ku të shkosh më parë tani, ne na duhen 5 makina, 10 makina minimuni, a kupto, për t’u shpërnda.

Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat…ca mendimi keni? Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrijmë aty , meqë është dhe dëshira popullit. Aty të rrijmë derisa të mblidhet Kuvendi Popullor, mblidhemi te shpia jeme, s’ka njeri me ardh aty.

Sali Berisha: Shiko, dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka këtë në dorë?

Azem Hajdari : Po presidiumi e ka.

Sali Berisha: Presidiumi është një organ  aq konservator  e regresiv sa që s’e imagjinoni dot.

Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partisë, ushtri aty të vijnë të jepet urdhni, të vijnë perfaqësuesit.

Edi Rama : Po ta bësh në…mund të jetë e rrezikshme, por nëse behet mitingu plot, kush do vijë të ndërhyjë po të jenë 80 mijë vetë, kush do vijë, me 80 mijë vetë këtu nuk lëvizim, kush do vijë të prishi punë. Këtu nuk lëvizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj. ndërhyjnë po ta marrin vesh para, aty është frikë.

Azem Hajdari: Aty do jemi.

Edi Rama: Pas mitingut pastaj…

Azem Hajdari: Shefi policisë Tiranë ka deklarue që jap dorëheqjen nga Partia e Punës, shefi policisë.

Sali Berisha: Po po, ka dhanë intervistë, po po.

Edi Rama : Pash Zotin.