Vendosni fjalën kyçe....

Grupi mediatik Vice do të hapë selinë e re në Riad


Grupi mediatik amerikano-kanadez “Vice”, i njohur për gazetarinë e tij të mprehtë ka njoftuar se do të hapë një seli të re rajonale në Riad.

Zyrat do të vendosen në lagjen kulturore JAX dhe do të hapet zyrtarisht muajin e ardhshëm, tha grupi mediatik në një deklaratë.

Kompania tashmë ka një prani në Riad, pasi hapjes t% një zyre të vogël në JAX në vitin 2017.

Vice, i cili liston MBC (kompania mëmë e Al Arabiya) si një nga partnerët e tij, po kërkon të zhvillojë marrëdhënie me partnerët e tjerë në Mbretëri, duke përfshirë Ministrinë e Kulturës, Grupin e Kërkimit dhe Marketingut Saudit (SRMG), NEOM dhe Komisionin Mbretëror për qytetin e Riadit.

Zgjerimi jonë në Mbretëri janë vërtet një dëshmi e përpjekjes dhe fokusit tonë të vazhdueshëm për të kontribuar dhe për të qenë pjesë e kulturës dinamike rinore të vendit. Si pjesë e angazhimit tonë ndaj tregut, ne gjithashtu do të punësojmë shtetas sauditë për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik dhe të lulëzuar”, tha zëvendësdrejtori menaxhues i MEA Tarek Khalil në një deklaratë.

Zëvendës shefeja globale e marketingut Nadja Bellan-White shtoi: “Ne jemi të ngazëllyer që po zgjerojmë angazhimin tonë ndaj kulturës rinore në mbarë botën me selinë tonë të re rajonale në distriktin e lulëzuar JAX”.