Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i është lejuar që të vizitojë Kosovën, pasi më 7 janar festohet Krishtlindja Ortodokse dhe patriarku dëshiron të jetë pjesë e organizimeve dhe përgatitjeve në lidhje me këtë rast.
Patriarku Porfirije është lejuar pas një kërkese zyrtare që i shkroi ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenas Rashiçit.
Patriarku ka lajmëruar se do shkojë i pashoqëruar nga truprojat e tij. Kjo është një formë e zgjedhur nga vetë ai për të zhdukur tensionet që kanë ndodhur këtë muaj midis Serbisë dhe Kosovës dhe për të treguar që Kosova është një shtet i sigurt.