Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me pistoletë pa leje, pranga 49-veçarit në Fier


Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier pasi është kapur me një armë zjarri pa leje.

Në pranga ka rënë Shpëtim Kanda, i cili sipas policisë është person me rrezikshmëri të lartë pasi është dënuar dy herë më parë për vrasje, armëmbajtje pa leje e vrasje në tentativë.

Ai është ndaluar në fshatin Hoxharë ku pas kontrollit në mjetin tip ‘Mercedes Benz me të cilin lëvizte është gjetur një pistoletë me fishek në gojë gati për qitje.

Njoftimi

“Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet. Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”. Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.”.