Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për nivelin e varfërisë ku ndodhet vendi.
Ai shkruan se falë ‘Rilindjes’ Shqipëria është e para për korrupsion dhe varfëri ku dy të tretat e popullsisë e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.
Në fund të postimit Meta shkruan se viti 2023 do jetë viti i ndryshimit dhe rikthimit të shpresës.
“Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare! 2023, VIT I NDRYSHIMIT!” – shkruan Meta në Facebook.