Rregullatorët e Bashkimit Evropian goditën të mërkurën kompaninë mëmë të Facebook, Metaverse, me qindra milionë euro gjoba për shkelje të privatësisë dhe e ndaluan kompaninë të detyronte përdoruesit në bllokun 27-vendesh të pranonin reklamat e personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet.
Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave vendosi dy gjoba që arrijnë në 390 milionë euro në vendimin e tij në dy raste që mund të tronditin modelin e biznesit të Meta-s për të synuar përdoruesit me reklama bazuar në atë që ata bëjnë në internet. Kompania thotë se do e apelojë gjobën.
Një vendim për një rast të tretë që përfshin shërbimin e mesazheve WhatsApp të Meta pritet në fund të këtij muaji.
Meta dhe kompani të tjera Big Tech janë nën presion nga rregullat e privatësisë së Bashkimit Evropian, të cilat janë disa nga më të rreptat në botë. Rregullatorët irlandezë tashmë e kanë goditur Meta-n me katër gjoba të tjera për shkelje të privatësisë së të dhënave që nga viti 2021, që arrijnë në më shumë se 900 milionë euro dhe kanë një mori çështjesh të tjera të hapura kundër një numri kompanish të Silicon Valley.
Meta gjithashtu përballet me ‘dhimbje koke’ nga zyrtarët antitrust të BE-së në Bruksel. Ata akuzuan kompaninë muajin e kaluar për shtrembërim të konkurrencës në reklamat e klasifikuara.
Mbikëqyrësi irlandez, rregullatori kryesor evropian i privatësisë së të dhënave Meta e gjobiti kompaninë me 210 milionë euro për shkelje të rregullave të BE-së për privatësinë e të dhënave që përfshin Facebook dhe 180 milionë euro shtesë për shkeljet që përfshijnë Instagram.
Vendimi rrjedh nga ankesat e depozituara në maj 2018 kur hynë në fuqi rregullat e privatësisë së bllokut 27-vendesh, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, ose GDPR.
Më parë, Meta mbështetej në marrjen e pëlqimit nga përdoruesit për të përpunuar të dhënat e tyre personale për t’u shërbyer atyre me reklama të personalizuara ose të sjelljes, të cilat bazohen në atë që përdoruesit kërkojnë në internet, faqet e internetit që vizitojnë ose videot ku klikojnë.
Kur GDPR hyri në fuqi, kompania ndryshoi bazën ligjore sipas së cilës përpunon të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë në kushtet e shërbimit për reklamat, duke i detyruar në mënyrë efektive përdoruesit të bien dakord që të dhënat e tyre mund të përdoren. Kjo shkel rregullat e privatësisë së BE-së.