Vendosni fjalën kyçe....

Putin kërkon paqe 36­-orëshe me Ukrainën për të festuar Krishtlindjet Ortodokse


Nëpërmjet një deklarate, Presidenti Rus Vladimir Putin porosit Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të paraqesë një armëpushim në të gjithë vijën e frontit me Ukrainën. 

Armë pushimi do ketë efekt nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023 me qëllim marrjen pjesë të qytetarëve të zonave të prekura nga lufta në shërbesat e Krishtlindjeve Ortodokse, duke kërkuar të njëjtën gjë nga Ukraina.

“Duke marrë parasysh thirrjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill , kam porositur Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të paraqesëë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e frontit me Ukrainën.  Në bazë të faktit se një numër i madh qytetarësh të besimit ortodoks jetojnë në zonat e luftimit, kërkojmë edhe nga pala ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, thuhet në deklaratë.