Vendosni fjalën kyçe....

Rama ‘hap kartat’, premton 984 laboratorë dixhitalë e tre stadiume të reja


Kryeministri Rama ka premtuar ndërtimin e tre stadiumeve të reja në vitin 2023. Stadiumet sipas kreut të qeverisë pritet të ndërtohen në Durrës, Vlorë e Korçë.

Po kështu gjatë takimit me ministrat ai premtoi se brenda vitit 2024, në shkollat e vendit do jenë ndërtuar 984 laboratorë, që sipas tij do jenë pjesë e revolucionit dixhital të vendit.

“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta.” – shkruan Rama.

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë.” – shtoi kryeministri.