Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i Kim me Dumanin: Mbështesim hetimin e korrupsionit në nivele të larta pa frikë dhe favore


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zbuluar detaje nga takimi i Yuri Kim me kreun sapo zgjedhur të SPAK, Altin Dumani.

Ambasadorja rithekson se SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi si dhe për të çuar para jetësimin e faktit që Presidenti Biden ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor.

SHBA-të do mbështesin prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit në nivele të larta pa frikë apo favore.

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”-njofton Ambasada.