Vendosni fjalën kyçe....

Talebanët vrasin 8 anëtarë të IS gjatë bastistjeve për goditjen e organizatës


Talebanët në pushtet në Afganistan vranë tetë militantë të IS-it e arrestuan nëntë të tjerë në një seri bastisjesh ku synonin të godisnin figurat kryesore të organizatës, në një varg sulmesh në Kabul, tha të enjten një zëdhënës i lartë i qeverisë talebane.

Zabihullah Mujahid, tha se bastisjet në kryeqytet dhe provincën perëndimore Nimroz të mërkurën kishin në shënjestër militantët e IS-it që organizuan sulmet e fundit në hotelin Longan të Kabulit, ambasadën e Pakistanit dhe aeroportin ushtarak.

Tetë luftëtarë të IS-it, përfshirë shtetas të huaj, u vranë dhe shtatë të tjerë u arrestuan në Kabul, ndërsa një operacion i veçantë në provincën perëndimore Nimroz çoi në dy arrestime të tjera, tha Mujahid.

“Këta anëtarë kishin një rol kryesor në sulmin ndaj hotelit kinez dhe hapën rrugën për anëtarët e huaj të IS-it për të ardhur në Afganistan.” – tha Mujahid në një postim në Tëitter.

IS mori përgjegjësinë për një shpërthim vdekjeprurës me bombë pranë një postblloku në aeroportin ushtarak të kryeqytetit afgan të dielën. IS tha se sulmi u krye nga i njëjti militant që mori pjesë në sulmin e hotelit Longan në mes të dhjetorit.

Dega rajonale e grupit që njihet si rival kyç i talebanëve, ka shtuar sulmet e tij në Afganistan që nga marrja e pushtetit nga talebanët në vitin 2021. Objektivat kanë përfshirë patrullimet talebane dhe anëtarët e pakicës shiite të Afganistanit.

IS publikoi një foto të sulmuesit, duke e identifikuar atë si Abdul Jabbar, duke thënë se ai u tërhoq i sigurt nga sulmi në hotel pasi i mbaruan municionet. Ai shtoi se ai shpërtheu jelekun e tij të mbushur me eksploziv duke synuar ushtarët e mbledhur në pikën e kontrollit.

Mujahid tha se armë të lehta, granata dore, mina, jelekë dhe eksplozivë u konfiskuan nga forcat e sigurisë së talebanëve gjatë bastisjeve në një strehë të IS-it në lagjen Shahdai Salehin.