Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në fabrikën e sfungjerit në Elbasan, dyshohet si shkak shkëndija elektrike


Një fabrikë sfungjeri është nga zjarri në fshatin Katund i Ri në Elbasan.

Flakët janë përhapur rreth orën 10:20 të kësaj të enjte në fabrikën e prodhimit të sfungjerit e cila rezulton e regjistruar me administrator Lorenc Salibashi.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme material.

Drejtori i zjarrfikëses në Elbasan Tajar Alla tha se shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa 5 ekipe të shuarjes së zjarreve u angazhuan për neutralizimin e flakëve.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të përcaktuarn shkaqet e tij nëse ka qenë aksidental apo i qëllimtë. Në afërsi të fabrikës ka biznese të tjera, por ato nuk rrezikuan pasi zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.