Sulmuesi i Juventusit, Çelsit dhe kombëtares italiane Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Sulmuesi i Sampdorias, Juventusit, Çelsit dhe kombëtares italiane Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Ai u diagnostifikua me sëmundjen që preku pankreasin pesë vite më parë. Ish-lojtari i Juventusit në kampionatin Italian e Çelsin në Premierligën angleze ka një karrierë të gjatë futbollistike.
Vialli e nisi karrierën me Cremonese-n në vitin 1980 duke luajtur me ekipin 113 ndeshje për katër sezone e duke shënuar 25 gola para se të kalonte të Sampdoria.
Me këtë të fundit Vialli luajti për tetë sezone ku shënoi 141 gola në 328 takime. Kulmi i karrierës së tij ishte me Juventusin ku luajti për katër sezone duke gjetur rrugën e rrjetës 53 herë në 145 ndeshje.
Vialli e mbylli karrierën në futbollin profesionist si lojtar te Çelsi në Angli ku luajti tre sezone duke shënuar 40 gola në 88 takime. Me kombëtaren e Italisë sulmuesi luajti 59 takime duke shënuar 16 gola. Si trajner Vialli ka drejtuar Çelsin e Watford-in në Premierligën angleze.
Vialli ka fituar trofe të shumtë me ekipet ku ka luajtur. Ka një titull kampion i Italisë me Sampdorian në vitin 1991 dhe një me Juventusin në vitin 1995. Ka fituar katër Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italisë, një Kupë Kupash me Sampdorian, një Ligë Kampionesh e një Kupë Uefa me Juventusin si dhe një Kupë Kupash UEFA, një Kupë FA e një Kupe Lige me Çelsin.