Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se viti 2022 ishte viti i rritjes së varfërisë dhe korrupsionit në vend.
Në konferencën për shtyp ai akuzoi kryeministrin Rama se qeveria e tij kishte bërë shpërdorime me vlerë 1 miliard euro vitin e shkuar, të mjaftueshme për t’u përdorur për familjet shqiptare që përballen me vështirësi të shumta.
Vetëm më 29 dhjetor, tha Meta, Rama u dha oligarkëve 250 milionë euro.
“E nisim me një urim për besimtarët ortodoksë, për ditën e Ujit të Bekuar. I uroj shqiptarëve një vit të mbarë. Duke pasur në konsideratë zhvillimet e ditëve të fundit, do të ndaloja në disa çështjes për të dhënë vlerësimin e PL-së. Viti që lamë pas është viti i rritjes së varfërisë, i rritjes së korrupsionit. Nuk mund të rrija pa e nisur këtë konferencë me denoncimin e pilulës për zbutjen e varfërisë, për atë që e quan ‘pako e madhe’ për të ndarë 80 mld lekë. Edhe pse për shkak të inflacionit u arkëtuan mbi 520 mln dollarë. 1 mld euro abuzime fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për dhjetra familje që vuajnë rritjen e ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe ndaljen e mësimit me turne apo rritjen e pagave të pedagogëve. Borxhi publik është rritur ka kaluar mbi 100 % dhe shqiptarët hyjnë në borxh. Borxhi që merret nuk mjafton as për të larë borxhet që kemi marrë. Nëse Maqedonia e shkëlqyen borxhin vetëm për një vit eksporte, ne s’e shlyejmë dot. Për 690 mijë pensionist qeveria vendosi të shpërndarë 50 mijë lekë shpërblim, Rama në 29 dhjetor çoi në llogaritë e oligarkëve 250 mln euro.” – tha Meta.