Vendosni fjalën kyçe....

PD akuza Ramës: Po asgjëson arsimin e lartë publik, pedagogët e studentët të mos e lejojnë


Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për assgjësimin e arsimit të lartë publik. Drejtuesja e departamentit për arsimin në selinë blu, Lili Sula, tha se vendimi 741 i i qeverisë tjetërson statusine universiteteve publike duke i kthyer në fondacione.

Sula theksoi në denoncimin e saj se vendimi i qeverisë i nxjerr në ankand institucionet e arsimit të lartë publik ndërsa u bëri thirrje pedagogëve e studentëve që të mos e le.jojnë asgjësimin e arsimit të lartë publik në vend.

“VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015. Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike, që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80, duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës. Përmes kësaj VKM  universitetet do të rithemelohen,  thënë ndryshe:

pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;

gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë;   e për më tepër

do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve. Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.” – tha Sula.