Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Kurbinit rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon marrjen në pyetje të Jeton Lamit për zhdukjen e Ervis Martinajt


Prokuroria e Kurbinit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me çështjen Ervis Martinaj dhe arrestimin e oficerit të policisë Jeton Lami.

Në rekurs, Prokuroria e Kurbinit kërkon marrjen në pyetje të Jeton Lamit si dhe mos ndryshimin e masës “arrest shtëpie”.

Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.

Ish-efektivi ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.