Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë konfirmuar raportet se do dhurojnë automjete luftarake këmbësorie te Ukraina. Lajmi vjen një ditë pasi Franca njoftoi se do dërgonte ‘tanke të lehta’ të dizajnuara nga perëndimi për Kievin.
Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelaria gjermane të enjten në mbrëmje, ‘Shtetet e Bashkuara synojnë të furnizojnë Ukrainën me automjete luftarake të këmbësorisë Bradley dhe Gjermania synon t’i sigurojë Ukrainës automjete luftarake të këmbësorisë Marder’.
“Të dy vendet planifikojnë të stërvisin forcat ukrainase në sistemet përkatëse”, vijoi deklarata.
Mbetet e paqartë sasia që do dërgohet dhe periudha e dorëzimit.
Më herët të enjten, gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung raportoi se një njoftim i tillë ishte i pashmangshëm dhe se vendimi i Berlinit për të dërguar ‘Marders’ në Ukrainë ishte marrë në bashkërendim me SHBA-në dhe Francën.
Franca njoftoi të mërkurën se do dërgonte një numër të pazbuluar të automjeteve të saj të blinduara luftarake AMX-10 në Ukrainë, me një zëdhënës të qeverisë duke deklaruar se ‘është hera e parë që tanke të modeluara nga perëndimi furnizohen për forcat e armatosura ukrainase’.
Megjithëse automjetet Bradley, Marder dhe AMX-10 nganjëherë quhen ‘tanke të lehta’, dy të parët quhen më shpesh automjete luftarake të këmbësorisë dhe të dytat automjete luftarake të blinduara.