Vendosni fjalën kyçe....

SHBA vendos sanksione për personat e lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të premten e 6 janarit për personat e lidhur me prodhimin e dronëve iranianë që, sipas Uashingtonit, u përdorën nga forcat ruse në luftën në Ukrainë.

Sanksionet u referohen gjashtë personave të lidhur me kompaninë iraniane “Quds Aviation Industries” (QAI), e cila është e angazhuar në projektimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot.

Sanksionet janë vendosur ndaj drejtorëve ekzekutivë dhe anëtarëve të bordeve drejtuese të dy kompanive. Departamenti amerikan i Thesarit pretendon se ata janë të përfshirë në prodhimin e dronëve iranianë, të cilët Teherani i transferoi për përdorim në pushtimin rus të Ukrainës.

Në mesin e të sanksionuarve është kreu i QAI-t dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit, Seyed Hojatollah Ghoreishi.

“Ai udhëhoqi përpjekjet e kërkimit dhe zhvillimit ushtarak të Iranit dhe ishte përgjegjës për marrëveshjen e Iranit me Rusinë për furnizimin me dronë iranian të luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thwnw Departamenti amerikan i Thesarit.

Gjithashtu, është sanksionuar edhe një person i lidhur me Organizatën iraniane të Industrisë së Aviacionit.

Departamenti amerikan i Thesarit e përshkroi Qods Aviation Industries (QAI), e cila ka qenë nën sanksionet e SHBA që nga viti 2013, si një prodhues kyç iranian përgjegjës për projektimin dhe prodhimin e dronëve.