Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Ekuador ndryshon gjininë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve


Një burrë ekuadorian ka ndryshuar ligjërisht gjininë e tij në një përpjekje për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të tij nga një sistem ligjor që ai thotë se ‘dënon’ baballarët. Aktivistët transgjinorë u përgjigjën me zemërim.

Rene Salinas Ramos u bë zyrtarisht grua më 30 dhjetor, tha ai për La Voz del Tomebamba, një gazetë ekuadoriane. Salinas Ramos, i cili nuk i ka parë dy vajzat e tij për pesë muaj dhe pretendon se ato jetojnë në një mjedis abuziv me nënën e tyre, tha se vendimi për t’u bërë grua lindi nga frustrimi me sistemin gjyqësor.

“Të jesh baba në këtë vend, Ekuador, dënohet.” – tha ai.

“Tani që jam grua, mund të jem nënë dhe jam në baza të barabarta për të luftuar për autoritetin prindëror të vajzave të mia.”

Salinas Ramos, i cili thuhet se nuk kërkon një kalim mjekësor në një grua, tha se ai dëshiron ‘të japë dashurinë dhe mbrojtjen që një nënë mund t’u japë fëmijëve të saj’.

Ekuadorianët janë lejuar ligjërisht të ndryshojnë gjininë e tyre që nga viti 2015. Diane Rodriguez, një politikane dhe aktiviste transgjinore që bëri fushatë për ligjin e vitit 2015, i tha Vice Neës se Salinas Ramos nuk po ndiqte ‘frymën e ligji’ dhe se ka të ngjarë  që ndryshimi i gjinisë nuk do e ndihmojë rastin e tij.

“Unë e kuptoj që në gjendjen e tij të dëshpëruar, ai zgjodhi të ndryshojë gjininë në dokumentin e identitetit.” – tha Rodriguez.

“Por jo, nuk do ketë asnjë efekt.”

Federata Ekuadoriane e Organizatave LGBTI denoncoi Salinas Ramos, duke e akuzuar atë se ‘përfitoi nga njerëzit e tjerë për autoritetin prindëror’. Grupi i bëri thirrje gjykatës që të bëjë të qartë se burri nuk është përfaqësues i personave transgjinorë, në mënyrë që ligji të forcohet për ta bërë më të vështirë shndërrimin.

Salinas Ramos tha se veprimet e tij ‘nuk janë kundër askujt në veçanti, por kundër sistemit’. Me shndërrimin e tij të përhershëm në sytë e ligjit, ai tha se një burrë që bën këtë ndryshim ‘është prova më e madhe e dashurisë që mund t’u japë vajzave të tij’.