Vendosni fjalën kyçe....

E hodhi foshnjën në lumin Kir, 32-vjeçarja i tregoi murgeshave aktin që do ndërmerrte


32-vjeçarja Orjana Gremi e cila la foshnjën e saj buzë lumit Kir që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm është me origjinë nga Fieri, e pamartuar dhe jetonte e vetme me dajën në fshatin Myselim të Shkodrës, e ndërsa fëmijës nuk i ishte regjistruar atësia.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, e ndërsa e arrestuar doli nga materniteti në datën 4 janar 2023.

Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja ua ka rrëfyer krimin murgeshave duke u thënë “se e ka hedhur sepse nuk kishte ku ta linte”. Më pas murgeshat kanë njoftuar policinë, raporton Shqiptarja.com.

Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “Vrasja me dashje”.