Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Brilant Martinajt e dy shokëve të tij, prokuroria po heton lëvizjet e ish-policit


Sipër majtas, vendi i atenatit ndaj Brilant Martinajt e dy shokëve të tij. Djathtas, Besmir Hoxha, Dikler Vata e Brilant Martinaj. Poshte majtas ish-polici Jeton Lami, djathtas Ervis Martinaj

Prokuroria e Krujës ka kërkuar informacione nga ajo e Kurbinit lidhur me lëvizjet e ish-efektivit të policisë Jeton Lami ditën e ekzekutimit të nipit të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj e dy miqve të tij, Dikler Vata e Besmir Hoxha, ngjarje e ndodhur me 17 korrik 2022 te Mbikalimi i Fushë Krujës.

Lami është në arrest pasi dyshohet se shoqëronte Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur prej shumë muajsh.

Dyshohet se Jeton Lami ka shoqëruar Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi, shkruan BW.

Zyrtarisht, prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me prokurorinë e Krujës, por nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme. Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë qasje në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.