Forca të shumta policie kanë mësyrë mbrëmjen e sotme banesën e Ervis Martinajt në Surrel. Gjatë kontrollit në banesën e Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh, janë sekuestruar disa dokumente, shkruan Shqiptarja.
Kontrollet janë të lidhura me operacionin ‘Plumbi i artë’ pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe vijnë pak kohë pas kontrolleve në shtëpitë e babait e xhaxhallarëve të Martinajt në Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjatë kontrollit në dy banesat, policia gjeti një arsenal armësh të fshehur në koshered e bletëve mes të cilave 2 automatikë, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë, 1 bajonetë, 1 uniforma policie, 7 jelekë për përdorime të ndryshme, 11 kapele policie, radio e fenelina policie e dokumente të ndryshme.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit 2022.
Lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar ish-polici Jeton Lami i cili dyshohet se shoqëronte Martinajn para zhdukjes.