Greqia po planifikon të ndërtojë një gardh të ri 140 kilometra për të mbuluar të gjithë kufirin e saj evropian me Turqinë fqinje, në një përpjekje për të frenuar ardhjet e konsiderueshme të emigrantëve të paligjshëm, ka njoftuar ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos.
Ndërtimi i njësisë së parë prej 35 kilometrash të gardhit të ri do fillojë ‘menjëherë’, tha zyrtari për transmetuesin SKAI të shtunën.
“Është një vendim përfundimtar i qeverisë për të ndërtuar një gardh 140 kilometra në lumin Evros.” – tha Theodorikakos.
Greqia dhe Turqia ndajnë një kufi të përbashkët përafërsisht 200 kilometra në Evropë që kalon kryesisht përgjatë lumit Evros, megjithatë ka edhe një sipërfaqe toke mes dy vendeve. Greqia tashmë ka një pengesë betoni dhe telash me gjemba të vendosur në mbi 40 kilometra të kufirit, përkatësisht përgjatë hapësirës pranë qytetit turk Edirne. Gardhi u ngrit fillimisht në vitin 2012 dhe u zgjerua në vitin 2021.
Lumi Evros në vetvete nuk është dëshmuar të jetë një pengesë mjaft sfiduese për emigrantët e paligjshëm, vuri në dukje Theodorikakos, me provincën me të njëjtin emër që mbetet një pikë e nxehtë për kalimet e parregullta.
“Në Evros, policia greke, me vendosjen e saj ka parandaluar pushtimin e paligjshëm të vendit nga 256 mijë emigrantë të paligjshëm”, tha ministri pa dhënë një hapësirë kohore për këtë ‘pushtim’.
Gjatë vitit të kaluar, BE-ja ka parë nivelin më të lartë të emigrimit të paligjshëm që nga kriza e emigrantëve 2015-2016. Sipas shifrave të fundit nga Frontex, agjencia kufitare e bllokut, rreth 308,000 ‘hyrje të parregullta’ u zbuluan përtej kufijve të jashtëm të BE-së gjatë 11 muajve të parë të vitit 2022, duke përbërë një rritje të mprehtë prej 68% nga e njëjta periudhë e vitit 2021.
Rrugët e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Qendror kanë parë trafikun më të paligjshëm të emigrantëve gjatë vitit të kaluar, sipas Frontex.