Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Do e çoj Veliajn para drejtësisë për aferat korruptive e asfaltin elektoral


Kandidati i opozitës për Tiranën për zgjedhjet vendore të 14 majit Belind Këlliçi ka denoncuar asflatimin e rrugës ‘Xhon Belushi’ në kryeqytet duke u zotuar ta çojë para drejtësisë kryebashkiakun Veliaj.

Këlliçi shkruan se asfalti elektoral  është aferë korruptive, gënjeshtër e mentalitet i vjetër të cilit do i dalë shpejt boja.

“Si qëndron e vërteta me asfaltin elektoral në Rr. “Xhon Belushi”. Këto nuk janë rrugë. Janë thjesht afera korruptive. Asfalti elektoral është gënjeshtër e vjetër, mentalitet i vjetër. Punë muajsh do i dali boja. Edhe për këtë aferë, Veliajn do e çoj përpara drejtësisë!” – shkruan Këlliçi.