Dy djem 19-vjeçarë nga Gjirokastra u arrestuan dhe u dërguan në qeli ditën e premte, pasi u kapën duke shëtitur në një kohë kur duhej të ishin në arrest shtëpie.
Hetuesit e krimeve të Komisariatit të Gjirokastrës e arrestuan 19-vjeçarin M. R. dhe bashkëmoshatarin e tij E. D, 19 vjeç, sepse pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuara nga gjykata.
M.R ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D për mbajtje armësh të ftohta.
Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.