Vendosni fjalën kyçe....

McDonald’s mund të shkurtojë vende pune – Media


McDonald’s planifikon të shkurtojë vende pune nga stafi këtë vit mes riorganizimit, raportuan disa media të shtunën, duke cituar një letër drejtuar punonjësve nga shefi Chris Kempczinski.

Sipas memorandumit, zinxhiri i ushqimit të shpejtë në SHBA planifikon të bëhet edhe më i shpejtë, më inovativ e efikas, dhe për këtë arsye do heqë përparësitë e do ndalojë disa projekte.

“Ne do vlerësojmë rolet dhe nivelet e personelit në pjesë të organizatës dhe do ketë diskutime dhe vendime të vështira përpara. Ne do shikojmë te strategjia dhe vlerat tona për të udhëhequr mënyrën se si t’i arrijmë ato vendime dhe do mbështesim çdo anëtar të kompanisë që preket nga kjo. Ne presim që të përmbyllim e fillojmë të komunikojmë vendimet kyçe deri më 3 prill.” – shkroi Kempczinski.

Zinxhiri gjithashtu do ripërqendrojë prioritetet për të përshpejtuar zgjerimin e restoranteve, vuri në dukje shefi.

“Ne duhet të përshpejtojmë ritmin e hapjeve të restoranteve tona për të kapur plotësisht kërkesën në rritje që kemi nxitur gjatë viteve të fundit.”

Aktualisht, McDonald’s operon në 119 tregje në mbarë botën. Ajo kishte afërsisht 200,000 punonjës korporate në fund të vitit 2021 dhe mbi 2 milionë punonjës në njësitë ekskluzive të McDonald’s në total, sipas raportit të saj të fundit vjetor.

McDonald’s i bashkohet një liste në rritje të kompanive të mëdha amerikane që njoftojnë pushime nga puna mes riorganizimit në javët e fundit, duke përfshirë Twitter, Amazon, Salesforce dhe Goldman Sachs.