Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se shkaku kryesor i rritjes alarmante të borxhit publik nga 62% që ishte kur e mori qeverinë, në 107% sot në mandatin e saj të tretë, është korrupsioni që e karakterizon kabinetin qeveritar.
“Në vitin 2013, borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me një vit eksporte, Shqipërisë do t’i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen e borxheve. Rritja alarmante e borxhit publik ndodh vetëm për shkak të korrupsionit të pandalshëm të bandës së “Rilindjes“-thotë Meta.