Vendosni fjalën kyçe....

PL: Landfilli i Sharrës së Veliajt ndot edhe detin (Video)


Në një postim në Facebook Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari, ka treguar me anë të pamjeve filmike se ujrat e landfillit të Sharrës derdhen në lumin Erzen duke përfunduar në Gjirin e Ishmit në Durrës.

Në këtë mënyrë Brahimllari akuzon direkt Erion Veliajn si pjesëmarrës në aferat e inceneratorëve që nuk janë ngritur kurrë.

“Landfilli i Sharrës së Veliajt ndot edhe detin

Miliona Euro nga taksapaguesit të grabitur nga banda e Erion Veliaj për të ndërtuar inceneratorin që nuk ekziston, jo vetëm që ka mbytur Tiranën në mbeturina por tani po ndot dhe detin.

Ujërat e Landifillit të Sharrës derdhen në lumin Erzen dhe më pas në gjirin e Ishmit në Durrês”, shkruan Brahimllari.