Një punonjës i punonjës i policisë rrugore është lënduar rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi.
Efektivi ishte duke hapur qarkullimin pasi një kampion kishte pësuar defekt.
Lëndimet efektivi T.T i mori pasi një nga gomat plasi duke i shkaktuar dëmtime në të dyja këmbët.
“Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.
Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.
Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.
Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar”-njofton policia.