Rinovimi i kontratës së Rafael Leaos raportohet se ka edhe dy pengesa të fundit për Milanin.
Kontrata e portugezit skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe kampionët në fuqi të Italisë shpresojnë të finalizojnë një marrëveshje në javët e ardhshme për vazhdim të kontratës.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Leao dhe Milan janë afër arritjes së një marrëveshjeje për pagën e lojtarit e cila do të rritet nga 1.5 milionë euro në sezon në 7 ose 7.5 milionë euro.
Por, çfarë po mungon për të mbyllur marrëveshjen?, Sipas mediumit italian, 23-vjeçari ka pranuar që klubi nga “San Siro” nuk do të ketë nevojë të paguajë një pjesë të gjobës prej 19 milionë eurosh që i detyrohet ish-klubit të tij, Sporting Lisbonës, për ndërprerjen e kontratës së tij në mënyrë të njëanshme në vitin 2018.
Megjithatë, agjenti Jorge Mendes, një nga përfaqësuesit e lojtarit dëshiron të ulë klauzolën e tij të lirimit prej 150 milionë euro – ndërsa Milani thuhet se po dëshiron ta mbajë atë ose ta heqë krejtësisht.
Agjentët e ish-sulmuesit të Lille përfaqësojnë një çështje tjetër. Avokati Ted Dimvula është zyrtarisht agjent i Leaos, por edhe Mendes ka një rol në negociata, ashtu si babai i Leaos, Antonio.
Sipas raportit, Mendes nuk është në nxitim për të arritur një marrëveshje, ndërsa Dimvula do të jetë në Milano javën e ardhshme për të vazhduar negociatat me “Rossonerët”.