Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Synimi i deklaratave për zëvendësimin e Kim ishin të sqaroheshin thashethemet


 

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se ç’punë ka Ministria e Jashtme me zgjedhjen e një ambasadori të një shteti tjetër.

Pak javë më parë Xhaçka nëpërmjet një deklarate publike u shpreh se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim.

Gjatë përgjigjes së sotme ministrja u shpreh se qëllimi ishte të sqaroheshin thashethemet dhe se marrëdhëniet me SHBA janë më të mira se kurrë.

“Shteti shqiptar është shteti pritës dhe nuk ka asnjë punë me çështjet që bën shtetit tjetër. Por kemi një rol për dhënien e dakordësisë sa herë ndodh akreditimi i ambasadorëve. Në kushtet kur ambasadorja amerikane për shkak të trillimeve, në gjykuam se po i vinim kapak në kushtet për shumë kërkesa për informacion, apo rrodhi në media në thamë ju lutem ti vëmë kapak thashethemeve pasi nuk ka asgjë për tu shënuar. Mund të mos e kishim bërë, pro qëllimi ka qenë ky dhe vetëm ky. Marrëdhënia me SHBA nuk ka qenë ndonjëherë më e thellë dhe domethënëse sa ç’është sot. Jam i bindur se edhe ambasadori/ja i ri do të shpallet i korruptuar nga Foltorja, por jam  bindur se do punoj me përkushtim për këtë vend”, është shprehur Xhaçka.