Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk thyen rekordin Guinness


Pronari i Tesla-s, Elon Musk, dikur njeriu më i pasur në botë, ka thyer një rekord botëror Guinness për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori, duke humbur deri në 200 miliardë dollarë që nga viti 2021.

Manjati i automjeteve elektrike ka humbur 182 miliardë dollarë që nga nëntori 2021, sipas Forbes, megjithëse burime të tjera i kanë vlerësuar humbjet e tij deri në 200 miliardë dollarë. Shitjet në rënie të Tesla-s ishte shkaku kryesor i ‘fatkeqësive fiskale’ të Musk, pasi miliarderi ka investuar shumicën e parave të tij në kompani.

Rekordi mbahej më parë nga një sipërmarrës teknologjik, miliarder koreano-japonez Masayoshi Son, i cili kishte parë rreth 60 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto të zhdukeshin në një çast gjatë rrëzimit të Dotcom të vitit 2000.

Bernard Arnault, themeluesi francez i markës luksoze LVMH, ka zëvendësuar Musk në krye të listës së Guinness si njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 190 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla-s kanë humbur 65% të vlerës gjatë vitit të kaluar, me Musk që kontribuoi në rënien e tij pasi shiti aksionet e Tesla-s për të paguar blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Tëitter-it dhe duke shkaktuar shitjen më të madhe që kur kompania u bë publike në vitin 2010.

Pavarësisht këtyre shifrave marramendëse, deklaratat publike të Musk sugjerojnë se ai është optimist për të ardhmen e kompanisë së tij të makinave, edhe pse investitorët e akuzojnë atë se është shpërqendruar nga Twitter.

Tesla po ‘punon më mirë se kurrë’, tha ai muajin e kaluar, duke siguruar investitorët se ‘bazat themelorë afatgjata janë jashtëzakonisht të forta’ edhe nëse ‘çmenduria afatshkurtër e tregut është e paparashikueshme’.