Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuar për aferën e inceneratorëve, ndërron jetë në spital Enver Sheshi


Ka ndërruar jetë në QSUT Enver Sheshi, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

News 24 raporton se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.

Sheshi është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313 atje ku qëndron prej disa kohës, ndërsa ishte dërguar me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sheshi ishte administrator i kompanisë “Leli-17 sh.p.k” dhe akuzohet se kishte marrë pagesa fiktive.