Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e një banese në Tiranë ku është zbardhur edhe identiteti i pronares ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua sanitarja dhe djali i kësaj të fundit.
Gazetarja Klodiana Lala shkruan në profilin e saj në rrjetet sociale se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Aktualisht Klosi është punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Banesa ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor.
Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi.
Ditën e djeshme në banesës e Rozeta dhe Havier Dobit u sekuestruan para dhe sende me vlerë rreth 150 mijë euro ndërsa sot mbi 400 mijë euro.
Sanitarja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.