Vendosni fjalën kyçe....

Nënë e bir dyshohet se vodhën në një banesë, i gjenden edhe rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe sende floriri


Policia ka sekuestruar një sasi të madhe monetare në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”.

404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri janë gjendur në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshëm ku u ndaluan shtetasja R0zeta dhe Havier Dobi (nënë e bir).

Dy autorët e dyshuar akuzohet se kanë vjedhur shumën e parave në një banesë që shtetasja R.D punonte si sanitare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara kanë ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.