Forca të shumta të policisë së Krujës kanë patrulluar mbrëmjen e sotme disa nga fshatrat e Krujës e Fushë Krujës.
Në ndihmë kanë shkuar edhe grupe të policisë kriminale të Durrësit dhe grupe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autoblind.
Aksioni vjen një ditë pas kontrollit në shtëpinë e Ervis Martinajt në Surrel dhe rreth dy javë pas kontrollit të banesave të babait të tij e xhaxhallarëve në Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjatë kontrolleve atje policia gjeti arsenal armësh të fshehur në koshered e bletëve. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022.
Në pranga për rastin në fjalë është ish-efektivi Jeton Lami i cili dyshohet se shoqëronte Martinajn dhe mund të jetë ndër personat e fundit që e ka parë.