Radhë kilometrike është krijuar sot në doganën e Kapshticës.
Shkak është bërë një problematikë te autoritetet e palës greke të cilat kanë ngadalësuar punën.
Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi rreth 2 km.
Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata.
Ndërkohë po nga autoritet bëhet e ditur se po punohet më kapacitet të plotë.
Ditët e para të janarit kanë shtuar fluksin në pikat e kalimit kufitar me Greqinë për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.