Grabitja e një shumë të madhe parash e bizhuterish në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, në kohën kur ky drejtonte Ministrinë e Financave, ka zbuluar një rrjet interesant lidhjesh.
Rezulton se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ku Ervin Mete është drejtor i Përgjishëm Ekzekutiv është kthyer në strehë të ish-vartëseve e zyrtareve të administratës të lidhura me Ahmetajn.
Ervin Mete ka qenë më herët zv.ministër i Financave në kohën kur institucioni drejtohej nga Arben Ahmetaj.
Pas largimit që aty dhe emërimit të AMF-ja, ai përveç Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, aktualisht drejtoreshë në AMF, ka ‘strehuar’ aty edhe nëndrejtoreshën Mimoca Kaçi. Emri i kësaj të fundit mbeti peng për shumë kohë dhe u miratua nga Kuvendi vetëm pas emërimit të Ahmetajt si zv.kryeministër.
Pjesë interesante e kësaj historie është edhe një çështje e largët që daton në vitin 2004, shumë kohë përpara se Ervin Mete të ishte pjesë e rëndësishme e administratës.
Asokohe, Bilbil Mete, babai i Ervin Metes hetoi dosjen ‘Hermes’ ku Arben Ahmetaj, dyshohej për abuzime të forta me skemën e impulsive të Albtelekomit.
Në përfundim Bilbil Mete e pushoi çështjen, teksa sot ‘të besuarat’ e Ahmetajt strehohen në institucionin ku i biri, Ervin Mete, është Drejtor i Përgjithshëm.