Vendosni fjalën kyçe....

Suedia: Turqia po na kërkon shumë për aplikimin në NATO, por do ta miratojë


 

Suedia është e bindur se Turqia do të miratojë aplikimin e saj për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të NATO-s, por nuk mund të përmbushë të gjitha kushtet që Ankaraja ka vendosur për mbështetjen e saj, tha të dielën kryeministri suedez.

“Turqia konfirmon se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, por ajo gjithashtu thotë se dëshiron gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’u japim atyre,” tha kryeministri Ulf Kristersson në një konferencë të grupit të mbrojtjes në Suedi.

Turqia ka deklaruar më herët se do të pengojë antarësimin e vendit nordik nëse nuk përmbushen kërkesat e saj kryesisht me çështjen e strehimit të kurdëve.