Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: KFOR-i refuzoi kërkesën për trupa serbe në Kosovë, do e ankimojmë në OKB


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sot në televizionin “TV Pink” ka zbuluar përgjigjen e KFOR-it për kërkesën e Serbisë për kthimin e trupave serbë në Kosovë.

Ai tha se përgjigja e KFOR-it ishte negative.

KFOR-i s’lejon kthimin e trupave të Serbisë, Vuçiçit i mbetet hatri që përgjigja u shkoi për Krishtlindje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sot në televizionin “TV Pink” ka zbuluar përgjigjen e KFOR-it për kërkesën e Serbisë për kthimin e trupave serbë në Kosovë.

Ai tha se përgjigja e KFOR-it ishte negative.

Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë”, tha Vuçiç.

Ai tha se letrën e kanë pranuar në prag të Krishtlindjeve, duke shtuar se një përgjigje pozitive në atë ditë do të ishte e mirë, pasi sipas tij, një përgjigje negative është e papërshtatshme të dërgohet në festa të tilla.