Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro u përgjigjet akuzave për trazirat në Brazil


Ish-udhëheqësi brazilian Jair Bolsonaro ka mohuar çdo përgjegjësi për trazirat që ndodhën në kryeqytetin Brasilia të dielën, pasi presidenti Luiz Inacio Lula da Silva akuzoi paraardhësin e tij të krahut të djathtë se mbushi kokat e mbështetësve të tij me ekstremizëm.

“Demonstratat paqësore, në formën e ligjit, janë pjesë e demokracisë. Megjithatë, grabitjet dhe pushtimet e ndërtesave publike siç ndodhën sot, si dhe ato të praktikuara nga e majta në vitin 2013 dhe 2017, nuk janë pjesë e rregullit.” – shkroi Bolsonaro në Twitter të dielën në mbrëmje, pasi autoritetet rifituan kontrollin e ndërtesave qeveritare të kapura nga rebelët më herët në ditë.

“Unë i hedh poshtë akuzat, pa prova, që më atribuohen nga kreu i tanishëm i ekzekutivit të Brazilit.” – shtoi Bolsonaro, pa përmendur emrin e Lulës. Ish-lideri u largua nga Brazili disa ditë përpara ceremonisë tradicionale të betimit më 1 janar, në vend që të legjitimonte fitoren e të majtës duke marrë pjesë.

“Ky gjenocid po nxitet nëpërmjet mediave sociale nga Miami.” – pohoi Lula në një fjalim televiziv më herët të dielën, duke fajësuar atë që ai e përshkroi si dhunë ‘të paprecedentë’. Ai u zotua se do i detyrojë ata që janë përgjegjës për kaosin ‘do paguajnë me forcën e ligjit’, ndërsa u zotua të arrijë deri në fund ‘te financuesit e trazirave’.

Të dielën, një turmë masive e mbështetësve të Bolsonaros marshoi nëpër kryeqytet në një tjetër protestë, duke përsëritur pretendimet se sistemi elektronik i votimit të Brazilit ishte manipulative. Pasi arritën në Three Powers Plaza, ku ndodhen tre degët e qeverisë, tufa e protestueve u vërsulën nëpër barrikada dhe pushtuan Kongresin, Gjykatën e Lartë dhe Pallatin Presidencial Planalto.

Ndërsa turmat bënë kërdinë brenda, autoritetet u përpoqën të frenonin trazirat. Presidenti, i cili ishte në Sao Paulo në atë kohë, u detyrua të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme në Distriktin Federal të Brasilias, duke emëruar ministrin e Drejtësisë Ricardo Garcia Capelli për të udhëhequr ‘ndërhyrjen federale’.