Hakerat e HomelandJustice kanë publikuar një listë të re që përmban emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve.
Lista përmban të dhënat bankare, gjendjen e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.
Hakerat e HomelandJustice kanë publikuar publikuar më herët të dhëna mbi qytetarët shqiptarë të piratuara nga sistemi E-albania ndër të cilat në veçanti ata kanë publikuar edhe emaile të zyrtarëve të lartë si ish-kreu i SHISH dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe udhëtimet me avion të kryeministrit Rama.