Vendosni fjalën kyçe....

“Hei, kukull e Putinit ku je?!”, “Anonymous” i dërgon tjetër mesazh presidentit Vuçiç


 

Hej kukull e Putinin, ku je? Ende me qentë?”, ishte ky mesazhi i sotëm që grupi i hakerave “Anonymous”, i ka dërguar Presidentit Aleksandër Vuçiç. Mesazhi është bërë publik në rrjëtë sociale nga vetë grupi.

Prej disa ditësh “Anonymous”, i ka shpallur “luftë” presidentit të Serbisë duke e quajtur atë si vegël të rusisë për të trazuar Ballkanin.

Grupi hakëroi disa ditë më parë adresat elektronike të ushtrisë serbe ndërsa Vuçiç i injoroi duke pozuar me disa qen.