Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Anulohet tenderi fiktiv i rrugës “Xhon Belushi”


Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka njoftuar se është anuluar tenderi për rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë.

Më herët Këlliçi e denoncoi se nuk ekzistonte tenderi dhe ishte bërë jashtë procedurave ligjore.

Një fitore për Tiranën!

Anulohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”.

Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona.

Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!”-shkruan Këlliçi në Facebook.

Dje pati edhe një përplasje mes disa banorëve që banojnë te rruga Xhon Belushi dhe Albana Vokshit dhe Gent Strazimirit të cilët kishin shkuar për të denoncuar tenderin.

Banorët i larguan deputeten Vokshi dhe Strazimirin duke i detyruar ata që ta bënin deklaratën pranë godinës së Bashkisë Tiranë.