Vendosni fjalën kyçe....

MEME NGA ALERGJIKU – Pastruesja grabitëse frymëzon rrjetin


Grabitja e banesës së Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt, nga pastruesja Rozeta Dobi ka frymëzuar rrjetin.

Të shumta kanë qenë memet që janë hedhur nga faqja ‘Alergjiku’ në rrjetet sociale.

Mes tyre janë vetë pastruesja Rozeta Dobi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, kryebashkiaku Veliaj, ministret Spiropali e Xhaçka, kreu i PD-së Berisha si dhe çifti Meta-Kryemadhi.

Nuk mungon aty edhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili është shfaqur së fundmi në mjaft emisione televizive për çështje të ndryshme.

Rozeta Dobi dhe i biri janë në paraburgim lidhur me grabitjen e një shume të madhe parash e bizhuterish në banesën e Alda Klosit.

Ajo dyshohet se ka grabitur edhe të tjera banesa ku ka punuar ndërsa pas kontrollit në banesë i janë gjetur rreth 400 mijë euro, mijëra dollarë e shumë sende me vlerë.