Vendosni fjalën kyçe....

Pekini vendos trupa pranë Tajvanit, nis stërvitjen e madhe


Kina ka njoftuar një stërvitje ushtarake pranë Tajvanit në prag të vizitave të ligjvënësve gjermanë dhe lituanisë në ishullin e vetëqeverisur. Stërvitja është përshkruar si kundërvënie ndaj ‘forcave separatiste’.

Stërvitja u njoftua të dielën nga Koloneli Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Pjesës Lindore të ushtrisë kineze. Ai tha se stërvitja do përfshinte manovra në hapësirën detare dhe ajrore rreth Tajvanit, duke u përqendruar në sulmet tokësore dhe aksionet e sulmit amfib.

Stërvitja ishte ‘projektuar për të testuar aftësitë e përbashkëta luftarake të trupave dhe për të kundërshtuar me vendosmëri veprimet provokuese të forcave të jashtme dhe separatistëve të ‘pavarësisë së Tajvanit’, thuhet në një deklaratë.

Tajvani është një ishull kinez që shërbeu si bastioni i fundit i forcave nacionaliste gjatë luftës civile të viteve 1940. Ai është vetëqeverisur, por njihet si pjesë e Kinës nga shumica e kombeve.

Ushtria e ishullit raportoi se kishte zbuluar të paktën katër anije të PLA të hënën, së bashku me shumë avionë ushtarakë në ngushticën e Tajvanit. Ai tha se mjetet detare, ajrore dhe tokësore të Tajvanit po mbikëqyrnin gjendjen dhe ishin gati të përgjigjeshin.

Stërvitja vjen në mes të një vizite në Tajvan nga një delegacion deputetësh gjermanë nga Partia Demokratike e Lirë, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit. Grupi drejtohet nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann, kryetarja e Komitetit të Mbrojtjes së Bundestagut dhe Johannes Vogel, një nënkryetar i partisë.

Gjatë udhëtimit të tyre katërditor, ata do takojnë një numër zyrtarësh të lartë tajvanez, duke përfshirë Presidenten Tsai Ing-wen, kryeministrin Su Tseng-chang dhe Wellington Koo, kryetarin e këshillit të sigurisë kombëtare të Tajvanit, njoftoi zyra e marrëdhënieve të jashtme të administratës.