Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rozeta Dobi, ‘hap kapakun e llumit’ ku fshihen dyshekët e miliona eurove


 

 

Në një reagim tjetër në rrjetet sociale,  Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se shtëpitë e ministrave të Edi Ramës notojnë në para të vjedhura.

“Falë Rozeta Dobit që hoqi kapakun e llumit të qeveritarëve të rilindjes shqiptare mësuan të vërteten e dyshekëve me euro të hajdutëve të Edi Ramës”, shkruan ai.

Berisha pretendon se Edi Rama ka mbyllur një skandal vjedhjeje 6 vite më parë në shtëpinë e Damian Gjiknurit dhe të Ilir Beqjës.

 

“Për rikujtesë

Shtëpitë e ministrave të Ramës notojnë në para të vjedhura.

Rama mbylli skandalin e vjedhjes 6 vite më parë së 8 milionë euro-ve në shtepinë e Mama Gjiknurit dhe Beqës, etj.

Afera Gjiknuri-Beqja u mbyll nga Rama.

Gjiknuri mori paratë e vjedhura nga hajduti dhe si shpërblim u bë sekretar i përgjithshëm i Rilindjes hajdute!

Por falë Rozeta Dobit që hoqi kapakun e llumit të qeveritarëve të rilindjes shqiptare mësuan të vërteten e dyshekëve me euro të hajdutëve të Edi Ramës, të cilët nuk kanë tunele si bosi i tyre, por përdorin dyshekët dhe dyshemetë e shtëpive te tyre”, shkruan Berisha.