Vendosni fjalën kyçe....

Del para gjykatës për masën e sigurisë, të riut në Durrës i bie të fikët


Një i ri ka humbur ndjenjat teksa ndodhej në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë, pasi akuzohet se bashkë me shokun e tij kanë grabitur xhiron e një dyqani në qytetin bregdetar.

Pas kësaj ai është nxjerrë me karrocë nga gjykata dhe është dërguar me ambulancë në spital.

Të rinjtë Orges Mona e Erlind Shehaj me këtë të fundit që ka humbur ndjenjat, shkruan BW.

Ata akuzohen se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë xhiron ditore prej 15 mijë lekësh në një dyqan në Lagjen 15 të Durrësit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.