Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Mediu zyrtarisht i pandehur për Gërdecin, do paraqitet sot në SPAK për akuzat


SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Ai është thirrur në SPAK nga prokurorët rreth orës 14:00 për t’iu komunikuar dy akuzat.

Mediu akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ e ‘shpërdorim detuyre në bashkëpunim’, raporton gazetarj| Klodian Lala për BW.

Pas komunikimit të akuzave dosja do i kalojë për shyqrtim Gjykatës së Posaçme.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars 2008 ku pas një shpërthimi në uzinën e demontimit të armëve humben jetën 26 persona, dhjetëra të tjerë u lënduan ndërsa mijëra banesa u shkatërruan.

Së fundmi lidhur me tragjedin e Gërdecit ka dëshmuar në SPAK ish-ministri i Drejtëisë Aldo Bumçi.

Për shpërthimin u dënuan zyrtarë të administratës si dhe binzesmenë ndërsa dosja nuk është mbyllur ende pasi familjarët e viktimave kanë deklaruar se për ngjarjen nuk është bërë ende drejtësi e plotë duke kërkuar të tjera hetime e të tjerë të ndëshkuar.